Vendimi i KAS: Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në qarkun Fier

Vendimi i KAS: Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në qarkun Fier

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëve të votimit në qarkun Fier. Kërkesa u shtrua nga dy prej anëtarëve të këtij Komisioni dhe më pas u pranua me shumicë votash. Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka ngritur pretendime për një ‘masakër elektorale’ të kryer nga qeveria Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Burimi: Argjiroja.net