Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vendimi i fortë i Greqisë/ Mitsotakis ‘mbyll dyert’ për azilkërkuesit: Kushdo që hyn ilegalisht do arrestohet
Greqia ka njoftuar pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, fillimisht për tre muaj, për ata migrantë që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije. Kjo u bë me dije nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis shtoi se situata emergjente në Kretë, ku zbarkimet janë rritur, “kërkon masa të jashtëzakonshme”. Në fjalën e tij para ligjvënësve grekë, Mitsotakis tha se ka informuar Komisionin Evropian për vendimin. “Po pezullojmë për tre muaj përpunimin e kërkesave për azil për ata që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije”, deklaroi Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi gjithashtu ndërtimin e një qendre pritjeje të mbyllur dhe të përhershme në...