Vendet e Amerikës Latine nisin evakuimet për shkak të një cunami të mundshëm pas tërmetit 8.7 ballë

Vendet e Amerikës Latine nisin evakuimet për shkak të një cunami të mundshëm pas tërmetit 8.7 ballë

Vendet e Amerikës Latine janë në gatishmëri për cunami, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.7 që goditi rajonin e largët lindor të Rusisë, në gadishullin Kamçatka. Autoritetet e Kilit dhe Ekuadorit kanë nisur evakuime në ishujt e tyre në Oqeanin Paqësor. Në Ishullin e Pashkëve, rreth 3.700 kilometra nga bregu perëndimor i Amerikës së Jugut, banorët dhe turistët janë zhvendosur drejt një kishe të vendosur në terren më të lartë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare janë dhënë urdhra evakuimi. Në arqipelagun Galapagos të Ekuadorit, 970 kilometra larg kontinentit, qeveria ka urdhëruar banorët e zonave bregdetare të largohen drejt 'zonave të...