Burimi:
Top-Channel.tv

Vendet bosh po plotësohen, zbulohen shtatë përfaqësueset e para që do të marrin pjesë në Botërorin 2026
👁9600
Kupa e Botës 2026 po merr formë, kjo pasi janë zbuluar shtatë përfaqësueset e para që do të marrin pjesë në të. SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që janë mësuar, kjo pasi janë tre vendet organizatore të këtij Botërori. Në sfidat e marsit, atyre iu janë bashkuar dhe katër përfaqësuese të tjera. E para ishte Japonia, e cila ka dominuar grupin e saj në kualifikueset e Azisë, dhe po nga aty është bashkuar edhe Irani, pas barazimit 2-2 me Uzbekistanin. Zelanda e Re do të rikthehet të luajë një Botëror pas 16 vitesh, duke u kualifikuar...