Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
👁6137
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për dy vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi. Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë periudhës ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit 2021. Dy të pandehurit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me qëllim përfitimin e pasurisë së tij. Më 8 prill 2021, Bedri Rexhepi ishte dërguar nga Jeton Vllasaliu në shtëpinë e vëllait të tij Nexhat në fshatin Vllasali, ku më pas u vra në mënyrë tinëzare nga Jetoni, në...