Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vëllai i Madh i Trump”/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhrin ekzekutiv, nxit debat mbi privatësinë dhe lirinë qytetare
Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar tre muaj më parë nga Presidenti Donald Trump ka rikthyer frikën e një shteti mbikëqyrës në Shtetet e Bashkuara, si ai i “Vëllait të Madh”. I shpërfillur fillimisht në morinë e vendimeve presidenciale, ky urdhër po interpretohet tani si hapi i parë drejt krijimit të një sistemi të centralizuar të grumbullimit dhe profilizimit të të dhënave personale të qytetarëve – një strukturë që, për disa kritikë, ngjan me sistemin e diskutueshëm të “kreditit social” në Kinë. Në thelb, projekti synon të dhëna fiskale, bankare, shëndetësore, arsimore dhe profesionale, me qëllimin – sipas Shtëpisë së Bardhë...