Vëllai i Agron Kapllanaj përplaset me agjentët e BKH-së dhe forcat operacionale, shoqërohet

Vëllai i Agron Kapllanaj përplaset me agjentët e BKH-së dhe forcat operacionale, shoqërohet

Debate të ashpra kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku agjentë të BKH kanë ndaluar e më pas e kanë hypur në një makinë një të afërm të Agron Kapllanit, ish kryebashkiakut të Ballshit dhe themelues i partisë Djathtas 1912. Burime për SYRI-n pohojnë se vëllai i Agron Kapllanaj, Beso Kapllanaj që është dhe president i ekipit të futbollit Bylis në Ballsh, ka refuzuar të hypi në makinë por më pas është bindur.  Debati me tyre është ndjekur nga disa qytetarë kalimtarë të rastësishëm.      
Burimi: Syri.net