Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Velipoja, modeli i plazhit publik, Benet Beci tregon, se me vullnet dhe vendosmëri, kjo është e mundur
👁2462
Në një kohë kur uzurpimi i hapësirave publike bregdetare mbetet një nga shqetësimet më të thella të sezonit turistik në Shqipëri, Velipoja po ngrihet si një model suksesi, që dëshmon se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet politik, bashkëpunim institucional dhe vendosmëri në zbatim. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ka ndarë me qytetarët një lajm që për shumëkënd është më shumë se një njoftim – është një sinjal shprese dhe përgjegjshmërie qytetare: “Hapësirat publike pa pagesë, në dispozicion të pushuesve, janë prioritet i Bashkisë Shkodër. Që në orët e para...