Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen 3 personat në bord

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen 3 personat në bord

 Një operacion i vështirë shpëtimi përfundoi me sukses në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë. Menjëherë pas sinjalit për ndihmë, anija e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua dhe u nis drejt vendit të ngjarjes. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), u zhvillua një operacion i koordinuar dhe i suksesshëm. Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua në portin e Himarës, duke siguruar kthimin e sigurt të ekuipazhit dhe...
Burimi: Syri.net