Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare për sport dhe aktivitet
👁4309
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po shërbejnë si hapësira komunitare për fëmijët dhe të rinjtë gjatë pasditeve të verës. Ai thekson se këto ambiente janë tashmë vendi më i mirë për fëmijët që duan të merren me sport dhe të shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë të shëndetshme, veçanërisht gjatë stinës së verës. “Kam folur pa kursim për shkollat e reja që kemi ndërtuar në Tiranë, por përveçse mjedise me kushte moderne ku fëmijët marrin dije, ato shërbejnë edhe si qendra komunitare...