Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit
👁6787
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet më ambicioze për arsimin e lartë në kryeqytet, ndërtimin e Kampusit Universitar në zonën e Qytetit Studenti. Ai thekson se prej kohësh po punohet për realizimin e këtij kampusi modern, që pritet të shndërrojë Qytetin Studenti në një hapësirë model për studentët që ndjekin studimet në Tiranë. “Transformimi i konvikteve në Qytetin Studenti është një nga historitë tona të suksesit në një dekadë. Por, puna jonë aty ende s’ka mbaruar. Sot dua t’ju njoh me super projektin e Kampusit Universitar...