Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
👁10183
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi. “Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë. FORCA!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale. Kujtojmë se përballja me skuadrën serbe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45. Atmosfera është ndezur pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që tifozët kuqezi janë duke u grumbulluar për të mbështetur skuadrën kombëtare.