Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliaj, mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë!
👁2393
Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi. “Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me thirrjen: **FORCA! ** Atmosfera është ndezur në të gjithë vendin, ndërsa tifozët kuqezi janë mobilizuar për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë përballje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.