VELIAJ LEVIZ GURET, RIKTHEN SARA GOXHAJN DHE SADI VORPSIN NE KRYE TE BASHKISE

VELIAJ LEVIZ GURET, RIKTHEN SARA GOXHAJN DHE SADI VORPSIN NE KRYE TE BASHKISE

Erion Veliaj vijon të lëvizë gurët në Bashkinë e Tiranës. Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet e nënkryetarëve, dy funksione që i kanë mbajtur edhe më parë, në një tjetër riorganizim të nivelit të lartë drejtues të institucionit. Lëvizja merr peshë për shkak të momentit politik në të cilin ndodh. Pavarësisht se ndodhet në paraburgim, Veliaj vijon të jetë juridikisht kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai po ushtron sërish kompetencat që lidhen me drejtimin e institucionit dhe konfigurimin e ekipit të tij. Sara Goxhaj nuk është një emër i ri në këtë skemë. Në mars të vitit 2025, Veliaj firmosi nga paraburgimi një vendim për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe delegimin e kompetencave te Goxhaj. Vendimi nuk...