Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Veliaj do të shkarkohet? Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti komenton lëvizjet pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik. Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga vetë Edi Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore. “Aktualisht kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki. Mund të them se katër postet e reja në Bashkinë e Tiranës janë deleguar nga kryeministri. Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte, jo si pushtet vendor. Në momentin që ne nuk kemi një kryetar të Bashkisë së Tiranës, zgjidhje e duhur për rizgjedhjen e e...