Vedat Muriqi shënon sërish, realizon golin e shtatë në tetë ndeshje

Vedat Muriqi shënon sërish, realizon golin e shtatë në tetë ndeshje

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rigjetur rrugën e golit në kampionatin turk, duke shënuar në fitoren 3-0 të Fenerbahçes ndaj Alanyasporit. I aktivizuar nga minuta e 81-të, sulmuesit dardan iu deshën vetëm gjashtë minuta për të lënë gjurmën e tij në këtë përballje. Muriqi realizoi golin e tretë të skuadrës, duke vulosur fitoren e Fenerbahçes. Ky ishte goli i shtatë i Muriqit në tetë javët e para të kampionatit, një statistikë që dëshmon formën e tij para portës kundërshtare. Sulmuesi kosovar duket se po i afrohet ritmit të sezonit 2019/20, kur gjatë aventurës së tij te Fenerbahçe shënoi 17 gola në 34 ndeshje. Me vazhdimësinë e treguar në këtë fillim të sezonit, Muriqi po konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë ofensivë të...