Vdiq në mjerim, vitet e ferrit për poetin Frederik Rreshpja/ Biseda në spital: Më ka ikur nuhatja për gjërat e kësaj bote! Ndjej vetëm aromat e dheut dhe të shirave

Vdiq në mjerim, vitet e ferrit për poetin Frederik Rreshpja/ Biseda në spital: Më ka ikur nuhatja për gjërat e kësaj bote! Ndjej vetëm aromat e dheut dhe të shirave

Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko “Po shkoj dhe shirat po i le të kyçura”(Frederik Rreshpja) Nga ENVER KUSHI Në vend të një sqarimi Më 19 korrik të vitit 1935, lindi në Shkodër Frederik Rreshpja, një nga lirikët e shquar të letërsisë shqipe, por edhe prozator e publicist. Jeta e tij është një kalvar i tërë vuajtjesh dhe dhimbje. Ai vdiq në mjerim të plotë më 17 shkurt të vitit 2006. Mbaj mend, që gazeta “Drita”, kryeredaktor i së cilës ishte Zyhdi Morava, në “Dosier Frederik Rreshpja”, krahas jetëshkrimit, u botuan shkrime nga Myftar Gjana, Shpëtim Kelmendi, Granit Zela, si...