Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Vdesin për një pikë ujë!”/ Erdogan godet OKB-në dhe Perëndimin për heshtjen ndaj masakrës në Gaza
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër heshtjen ndërkombëtare për situatën në Gaza, duke e cilësuar atë si “bashkëpunim me krimet kundër njerëzimit” që po kryhen nga Izraeli. Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të mbajë në vëmendje të botës gjenocidin izraelit ndaj popullit palestinez, të cilin e cilësoi “më të rëndë se ai i nazistëve”. “Qëllimi ynë është të vendosim një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Lejimi i ndihmës humanitare që të hyjë në Gaza është një tjetër përparësi,” deklaroi...