Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

Një nga tre personat që u qëlluan gjatë tubimit elektoral të Donald Trump në vitin 2024 në Butler, Pensilvani, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plagët e marra, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë. Jim Copenhaver, 76 vjeç, u qëllua dy herë kur një person i armatosur hapi zjarr nga çatia e një ndërtese aty pranë. Një tjetër pjesëmarrës në tubim, Corey Comperatore, mbeti i vrarë nga të shtënat, ndërsa Trump u prek në vesh nga një plumb. Copenhaver ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Pittsburgh, Pensilvani, sipas një deklarate të zyrës së mjekut ligjor të kontesë Allegheny, të publikuar nga mediat lokale. Autori i të shtënave, Thomas Crooks, 20 vjeç, u vra nga Shërbimi Sekret amerikan pasi hapi...