Vdes në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, zëri italian që mbështeti Kosovën
Ka vdekur në moshën 78-vjeçare politikania dhe aktivistja italiane Emma Bonino, një prej zërave më të njohur të politikës italiane dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur partia “Più Europa”, e cila në reagimin e saj e ka cilësuar Boninon si një prej figurave më largpamëse, guximtare dhe të lira në historinë politike të Italisë. Bonino ishte një prej zërave që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Në atë periudhë, ajo vizitoi refugjatët kosovarë në vendet fqinje dhe, më 9 maj 1999, qëndroi në Shkup në cilësinë e komisioneres së Bashkimit Evropian për ndihmat humanitare. Nga Shkupi, Bonino ngriti alarmin për përmasat e krizës humanitare...
Burimi:
kultplus.com