Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”
Aktori i Hollivudit, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në disa nga filmat më të mëdhenj të viteve 1980 dhe ‘90, duke përfshirë Top Gun dhe Batman Forever, ka vdekur në moshën 65-vjeçare. Kilmer vdiq nga pneumonia të martën në Los Angeles, tha vajza e tij Mercedes për mediat amerikane, raporton BBC. Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt në 2014, por më vonë u shërua. Kilmer luajti për herë të fundit në filmin e vitit 2023 “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i klasikut të vitit 1986. Kilmer bëri një paraqitje të shkurtër në film, duke ndarë një moment prekës me Tom Cruise në ekran. Kilmer luajti Batman në Batman Forever të vitit 1995 Në vitin 2021, Kilmer...