Vdes fotografi italian Umberto Pizzi, dëshmitar i 60 viteve të historisë së Italisë
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Umberto Pizzi, një prej fotoreporterëve më të njohur italianë, i cili për më shumë se gjysmë shekulli dokumentoi me aparatin e tij momente, personazhe dhe ngjarje që shënuan historinë bashkëkohore të Italisë. I lindur në Zagaro, Romë, në vitin 1937, Pizzi nisi të fotografonte në vitin 1968 dhe prej atëherë nuk u nda nga aparati fotografik, duke lëvizur nëpër rrugët e Romës dhe më gjerë për të fiksuar në imazhe jetën publike, politike e shoqërore të vendit. Gjatë karrierës së tij, ai fotografoi vitet e “Dolce Vita”-s, personazhe të njohura të kinemasë dhe kulturës, si edhe histori të famshme dashurie, mes tyre atë të Elizabeth Taylor dhe Richard Burton. Pizzi ishte gjithashtu ndër fotografët e parë që mbërritën...
Burimi:
kultplus.com