Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Vdekje për shqiptarët”, thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani, në sallë i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski
Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare. Në thirrjet e tifozëve dëgjohet të thuhet: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”. Ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në tribunë, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar gjuhën e urrejtjes. Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të Punëve...