Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekje e tmerrshme për 80-vjeçarin në Indonezi, tërhiqet nga krokodili teksa po lahej në lumë
Një burrë 80-vjeçar u vra tragjikisht nga një krokodil në Indonezi, pasi zvarraniku e kapi atë teksa po lahej në një lumë. Dëshmitarët okularë regjistruan përpjekjen e banorëve vendas për të nxjerrë 80-vjeçarin nga goja e krokodilit 3 metra të gjatë. Sipas mediave lokale, krokodili e sulmoi 80-vjeçarin ndërsa ai po notonte në lumin Semaka pranë shtëpisë së tij. I moshuari nuk pati kohë as të thërriste ndihmë pasi krokodili e tërhoqi nën sipërfaqen e ujit. Një banor vendas gjeti rrobat e 80-vjeçarit dhe pak kohë më vonë krokodili u pa me të në nofullat e tij. “Pasi e goditi...