Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vdekja e minatorit në Bulqizë, 5 teknikë në pranga: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve
Foto ilustruese BULQIZË- Pesë punonjës të kompanisë minerare ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një minierë kromi në Bulqizë, janë arrestuar nga policia. Siç bëjnë me dije blutë, ata akuzohen për mugesën e masave për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. Njoftimi: Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme,...