Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit
Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ku 36-vjeçarja shtatzënë Marjana Karolina Bunaj humbi jetën. Pas ekzaminimit nga tre mjekët, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë, por gjendja e të ndjerës u përkeqësua rrugës, ku ajo u dërgoi në maternitetin e Elbasanit, ku edhe ndërroi jetë. Dyshohet se tre mjekët kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të rastit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur...
Burimi:
javanews.al