Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Vjosa Osmani bën thirrje për transparencë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pa kompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, pas arrestimit nga zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar pesë zyrtarët policorë që janë marrë me rastin, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit....