“Vazhdoni shikoni ëndrra”/ Zegjine Çaushi i përgjigjet Gjin Gjonit për Territorialen

“Vazhdoni shikoni ëndrra”/ Zegjine Çaushi i përgjigjet Gjin Gjonit për Territorialen

Debati për votat e nevojshme për miratimin e reformës territoriale është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve, ku mazhoranca dhe opozita janë përplasur për hartën e re territoriale dhe mbështetjen që ajo pritet të marrë në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, iu referua raportimeve mediatike se dy deputetë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës për hartën e re territoriale. Gjoni shprehu shpresën që ata të ruajnë të njëjtin qëndrim edhe gjatë votimit në Kuvend. “Nga burimet mediatike sot, dy deputetë në grupin tuaj parlamentar e kanë kundërshtuar. Shpresojmë të qëndrojnë deri në momentin e fundit dhe do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për komunitetet dhe bashkitë që kërkojnë të mos shkrihen”, deklaroi Gjoni. Deklaratës së tij iu përgjigj deputetja e...