Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, Emergjencat Civile: Kemi 4 vatra aktive në qarqe
Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, njofton seprej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri. “Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë....