Burimi:
Telesport.al

Vazhdon gjyqi për ndarjen nga jeta të Maradonës, mjekët ekspertë: Nuk duhej të operohej në kokë
👁3112
Dëshmitë e 4 mjekëve në seancën e dhjetë të procesit gjyqësor për vdekjen e “Pibe de Oro”, ndodhur më 25 nëntor 2020, përbëjnë një akt të ashpër akuze ndaj neurokirurgut Leopoldo Luque, i cili më 3 nëntor 2020 vendosi ta operonte në kokë Diego Armando Maradonën. Të gjithë pohuan se ajo ndërhyrje për një hematomë subdurale nuk ishte aspak e nevojshme. Këtë e raporton gazeta argjentinase “La Nación”. “Nuk kishte urgjencë për heqjen e hematomës”, – deklaroi përpara gjykatësve neurokirurgu Guillermo Burry, drejtor i repartit të neurologjisë në spitalin Ipensa të La Plata-s, ku Diego ishte shtruar më 2 nëntor...