Vazhdojnë punimet për Qendrën Kulturore në Skenderaj, investimi mbi 2 milionë euro
1 September, 2026 - 12:30 Punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Skenderaj po vazhdojnë, me synimin e krijimit të hapësirave të reja për zhvillimin dhe promovimin e kulturës në qytet. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, qendra e re do të përfshijë Bibliotekën e Qytetit dhe Muzeun, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për ruajtjen e kujtesës dhe trashëgimisë kulturore. Projekti po realizohet përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Komunës së Skenderajt, ndërsa vlera totale e investimit është mbi 2 milionë euro, përcjell KultPlus. Qendra synon t’u ofrojë qytetarëve më shumë mundësi për qasje në kulturë, lexim, edukim dhe njohje me historinë dhe trashëgiminë e qytetit. Ministria thekson se ky projekt përfaqëson një investim në infrastrukturën kulturore dhe në...
Burimi:
kultplus.com