Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vatra e zjarrit në Këlcyrë, policia nis hetimet për zbulimin e autorit
👁7925
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lazisht”, nga një vatër zjarri janë përhapur flakët dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke me bimësi të ndryshme. Punohet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.