Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se halli i qytetarëve është shumë i madh, prandaj kanë 130 ditë në shesh. Vatnikaj thekson se ka propagandë qeveritare që të shfryjë protestën. Ajo nënvizoi se sot protestuesit janë më të fortë. Vatnikaj nënvizon se regjimi do të bjerë. Sidorela Vatnikaj: Kur e nisëm këtë betejë nuk e mendonim se do ia dilnim përballë një regjimi dhe një parlamenti, që nuk përfaqëson më qytetarët. Kuvendi është bërë zëri më i fuqishëm i krimit të organizuar. Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta. Na kanë thënë agjentë dhe lloj-lloj etiketimesh. Por në 130 ditë në shesh tregon se halli ynë është më i madh se frika jonë. Ne jemi më të fuqishëm se krimi...
Burimi:
gijotina.com