Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vatikani përgatitet për funeralin e Papës, liderët botërorë fluturojnë sot drejt Romës
👁13069
Liderë nga e gjithë bota mbërrijnë këtë të premte (25 prill) në Romë për t’i bërë nderimet e fundit Papës Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Përpara ceremonisë madhështore të së shtunës në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikani do të përfundojë sot përgatitjet e fundit, ndërsa qyteti është vënë nën masa të rrepta sigurie. Në mesin e mbi 50 krerëve të shteteve dhe 10 monarkëve që pritet të marrin pjesë janë presidenti amerikan Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe presidenti i Argjentinës Javier Milei dhe Princi Ëilliam i Britanisë. Prania e tyre reflekton ndikimin...