Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vatër zjarri në Shijak/ Era përhap flakët drejt fshatit Kënetë, eliminohet rreziku për banorët e Shetelit
Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Shetel njësia administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak vijon të jetë aktiv. Pas mesnatës është arritur që të bëhet i mundur izolimi i vatrës në fshatin Shetel duke eliminuar rrezikun për banesat, informojnë autoritetet. Por, për shkak të pranisë së erës zjarri ka kaluar në anën e fshatit Kënetë, Njësia Administrative Gjepalaj ku është përqëndruar pjesa dërrmuese e forcave me qëllim izolimin dhe fikjen e zjarrit. Terreni vështirëson operacionin e ndërhyrjes Ndërkohë në terren janë dhe forcat zjarrfikëse të M.Z.Sh-së Shijak, të mbështetura nga M.Z.Sh-ja Durrës dhe Stacioni Zjarrfikës i Autoritetit Portual Durrës, si...