Vatër zjarri në Mamel të Kukësit, digjen rreth 2 hektarë pyje, përhapja e flakëve rrezikon zonën përreth

Vatër zjarri në Mamel të Kukësit, digjen rreth 2 hektarë pyje, përhapja e flakëve rrezikon zonën përreth

Një vatër zjarri është shfaqur sot në zonën malore të Mamelit, në Kukës. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka përfshirë rreth 2 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa përhapja po përkeqësohet për shkak të erës së fortë. Në terren ndodhen ekipet e shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile, shërbimit pyjor dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Megjithatë, terreni i thepisur malor po pengon ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, duke e bërë situatën më të vështirë.
Burimi: Syri.net