Vatër e re në Zallbastar të Tiranës, zbulohen bagëti të tjera të prekura me murtajë

Vatër e re në Zallbastar të Tiranës, zbulohen bagëti të tjera të prekura me murtajë

Tashmë është konstatuar edhe një vatër tjetër e bagëtive me murtajë në vendin tonë. Tashmë hartës së zonave të prekura iu bashkua edhe Zallbastari i Tiranës. Agjencia Kombëtare e Veterenatisë dhe Mbrojtjes së bimëve, njoftoi mbrëmjen e kaluar se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi. Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes. AKVMB bën thirrje për bashkëpunim nga fermerët, të cilët duhet të mos i lëvizin kafshët, të mos kryejnë shit-blerje në ferma të tjera, si dhe të respektojnë masat e biosigurisë...
Burimi: Top-Channel.tv