Vasseur i tërbuar ndaj Leclerc dhe Hamilton: Më shumë respekt për Ferrari, mund të kishim fituar në Meksikë

Vasseur i tërbuar ndaj Leclerc dhe Hamilton: Më shumë respekt për Ferrari, mund të kishim fituar në Meksikë

Ndërsa gjithë Italia feston titullin kampion të Kimi Antonelli, tifozët e Ferrari janë të shqetësuar me atë që po ndodh me “kokëkuqen”. Gara e fundit në Formula 1 konfirmoi konfliktet e brendshme mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, që në pistë nuk i hapin rrugë njëri-tjetrit. Drejtori sportiv Frederic Vasseur nuk i kursen kritikat. Ai ishte i tërbuar pas garës në Meksikë, zemërim që lindi nga përplasja mes dy pilotëve në kthesën e parë të xhiros hapëse, një incident që, në thelb, i kushtoi skuadrës një fitore të mundshme. “Nga ana jonë, rezultati i sotëm është shumë i vështirë për t’u pranuar. Kemi punuar jashtëzakonisht shumë dhe, në garat e fundit, kemi bërë një hap të madh përpara sa i përket performancës së pastër. Në...