Burimi:
Sarandanews.com

Vasil Llajo rikthehet në Markat: Do të jem gjithmonë përkrah jush, si mjek dhe si përfaqësues
👁5910
MARKAT – Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Vasil Llajo, është rikthyer në Markat, zonën ku nisi rrugëtimin e tij profesional si mjek. Gjatë një takimi me banorët vendas, Llajo ndau emocione të forta dhe kujtime nga fillimet e tij, ndërsa dëgjoi edhe histori nostalgjike nga vetë komuniteti. “Emocion i madh të kthehem përsëri në Markat, në vendet prej ku nisa rrugëtimin tim të gjatë si mjek. Përjetuam së bashku me banorët shumë emocion dhe histori nostalgjike,” shkruan Llajo në rrjetet sociale. Ai falënderoi banorët për mbështetjen dhe u shpreh i vendosur të vijojë të jetë pranë...