Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Varrimi i plakut të madh, Ismail Qemali
Me një ceremoni madhështore, më 12 shkurt të vitit 1918, është bërë varrimi i Ismail Qemalit. E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10:00, paradite trupi pajetë i Ismal Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” është vendosur mbi shtratin e topit. Që aty, korteu i madh është nisur drejt qytetit. Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili pas vdekjes është balsamosur, i shoqëruar nga djemtë e tij, është nisur drejt Brindisit. Aty është vendosur mbi luftanijen italiane “Alpino” dhe ka arritur në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli është vendosur në komandën ushtarake italiane, që ndodhej në skelë. Aty ka qëndruar dy ditë. Ceremonia e varrimit është kryer dy ditë më pas,...