Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Varrimi i Papa Françeskut, katër liderët botërorë bëhen bashkë! Starmer, Macron Trump dhe Zelensky “kokë më kokë”
👁11884
Në një ditë të ngarkuar me solemnitet dhe reflektim, pranë arkivolit të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, 4 liderët botërorë nuk kanë humbur kohë për tu takuar sëbashku. Pamjet e publikuara tregojnë Kryeministrin britanik Sir Keir Starmer duke qëndruar përkrah Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Përpjekjet për paqe në Ukrainë, nuk janë lënë as sot në hije. Ky takim vjen në një kohë që Rusia dhe Ukraina pretendohet të jenë më afër një marrëveshjeje, sipas një deklarate të fundit nga Trump. Udhëtimi i anuluar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco...