Varret e lashta të gdhendura në male

Varret e lashta të gdhendura në male

Varrezat mijëravjeçare, të vendosura afërsisht 20 kilometra në jug të qytetit egjiptian Minia, vazhdojnë të hedhin dritë mbi historinë misterioze të egjiptianëve të lashtë. Varret e Amenotepit, i cili i përkiste dinastisë së faraonit 12 dhe Knumotepit IV tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me strukturën e tyre arkitekturore dhe pikturat tërheqëse në mure. Merve Mursi, një nga vizitorët e rajonit, tha se “varret janë magjepsëse me strukturën e tyre dhe përshkrimet në mure. Ajo i çon vizitorët e saj në një udhëtim historik të këndshëm në të kaluarën”. Duke shprehur interesimin e saj të veçantë për ndërtesat historike, Mursi tha se Egjipti, që ka qenë shtëpia e shumë qytetërimeve nga e kaluara e deri më sot, ka një histori mijëravjeçare dhe struktura...