Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vapa bën keq për mendjen! Mjekët thonë se janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor
Edhe pse duhet të kishte një qetësim të sëmundjeve neurologjike gjatë periudhës së verës, temperaturat ekstreme kanë bërë që edhe këto sëmundje të shënojnë rritje. Mjekët bëjnë me dije se ekspozimi në diell në temperaturat ekstreme çon në rrezik të përsëritjeve të aksidenteve cerebrale, paralizave faciale apo shton atakun e migrenës. Shef i shërbimit Neurologjik Elbasan: Sëmundjet neurologjike duhet të prisnim një rënie në periudhën e verës, por për shkak të nxehtësisë në këtë kohë kemi një rritje të lehtë. Në të sëmurët neurologjikë do të ndalesha tek pacientët që kanë kaluar incidente vaskulare cerebrale ishemike, të shmangin oraret 11:00-17:00...