Vandalizohet një kishë në Sarandë

Vandalizohet një kishë në Sarandë

Drejtues të Kishës Ortodokse në Sarandë kanë denoncuar një akt shqetësues vandalizmi, i cili ka ndodhur pranë një stacioni autobusi në zonën e Kanalit të Çukës. Objekt i këtij sulmi ka qenë një kishë e vogël, e ngritur si vend lutjeje dhe qetësimi për besimtarët, por që fatkeqësisht është dhunuar në mënyrë të paprecedentë. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares së kishës dhe më pas kanë përdorur një kallam për të dëmtuar ikonat e shenjta që ndodheshin brenda saj. Veprimet e kryera përbëjnë një fyerje të rëndë ndaj simboleve të besimit dhe janë dënuar ashpër nga përfaqësues...