Vance: Nuk do të lejojmë që konflikti me Iranin të zgjasë me vite

Vance: Nuk do të lejojmë që konflikti me Iranin të zgjasë me vite

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka përsëritur angazhimin e administratës Trump për të mos e përfshirë vendin në luftëra të reja pa fund. Konflikti me Iranin nuk do të lejohet të zgjasë me vite. Këtë angazhim ai e cilësoi si një nga premtimet që u është bërë qytetarëve amerikanë. Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se angazhimi ndaj elektoratit do të mbahet dhe se kritikët janë të lirë ta sulmojnë për këtë qëndrim. “Ne i thamë popullit amerikan se nuk do të ketë më luftëra të pafundme dhe kjo do të ndodhë. Ata që e duan këtë mund të më sulmojnë”, deklaroi ai gjatë intervistës, sipas Fox News, transmeton Euronews Albania. Programi bërthamor iranian mbetet kërcënim, sipas zëvendëspresidentit, ndërsa angazhimi ushtarak...