Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme
Në Serbi do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën ndër pikat kryesore të rendit të ditës do të jenë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të tij. Kryetarja aktuale e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thirrur seancën për në orën 10:00. Në rendin e ditës janë përfshirë konfirmimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, si dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punuese parlamentare. Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi 140 nga gjithsej 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë, duke siguruar shumicën absolute parlamentare. Pas konstituimit të Kuvendit, Lista Studentore do të ketë 90 ditë kohë për formimin e Qeverisë së re, përkatësisht deri...
Burimi:
kohajone.com