Emmanuel Macron në 10-vjetorin e kandidaturës: Bëra më të mirën, pavarësisht gabimeve
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar dhjetëvjetorin e shpalljes së kandidaturës së tij të parë për kreun e shtetit me një mesazh në platformën X. Në të ka pranuar se gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe gabime, por ka theksuar se ka bërë gjithmonë më të mirën për vendin. Ky 10-vjetor i kandidaturës vjen në një moment kur mandati presidencial i tij po shkon drejt fundit dhe kur zgjedhjet presidenciale në Francë po afrohen me hapa të shpejtë. Mesazhi u publikua pikërisht dhjetë vjet pas shpalljes së kandidaturës së tij të parë presidenciale, më 16 nëntor 2016 në Bobigny, në Seine-Saint-Denis. Me të synonte të kapërcente ndarjen tradicionale mes së djathtës dhe së majtës. Ai vjen gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të dytë presidencial...
Burimi:
kohajone.com