Analiza| Pse miliarderët rusë ëndërrojnë Rusinë pa Putinin
Elita e pasur e Rusisë po mendon gjithnjë e më shumë për një të ardhme pa Vladimir Putinin, duke shpresuar të rimarrë ndikimin politik që humbi gjatë sundimit të tij. Mes rikthimit të oligarkisë së viteve ’90, një tjetër regjimi autoritar dhe mundësisë së demokracisë, miliarderët rusë po përgatiten për ndryshimet që mund të pasojnë largimin e presidentit Që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, marrëdhënia mes Vladimir Putinit dhe biznesmenëve më të pasur të Rusisë është karakterizuar nga nënshtrimi dhe heshtja. Vetëm pak orë pas fillimit të luftës, presidenti rus mblodhi në Kremlin më shumë se 30 nga miliarderët e vendit, duke u kërkuar të mbështesnin qeverinë dhe të bashkëpunonin për të mbajtur ekonominë në këmbë....
Burimi:
javanews.al