Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

Presidenti amerikan Donald Trump ka kryer investime të konsiderueshme në kompaninë teknologjike Nvidia, duke zotëruar aksione me vlerë nga 13 deri në 62 milionë dollarë deri në fund të gushtit të këtij viti. Sipas një analize të deklarimeve financiare të Trump nga gazeta The Uashington Post, vlera e investimit është shumëfishuar krahasuar me fundin e vitit 2024, kur presidenti amerikan zotëronte aksione të Nvidia-s me vlerë nga 615 mijë deri në 1.3 milionë dollarë. Vlera reale e investimit mund të jetë edhe më e lartë, pasi çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur nga fundi i vitit 2025 deri në gusht 2026. Për më tepër, deklarimet financiare nuk përfshijnë ende transaksionet e dy muajve të fundit, për shkak të vonesave në raportim. Investimet kanë tërhequr...