Dyshohet se ngacmoi një 17-vjeçare, procedohet mësuesi në Korçë
Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, ku mësuesi jep mësim, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi. Në denoncimin e bërë në komisariat, 17 vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes. Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamera të sigurisë brenda...
Burimi:
javanews.al